
FutbollKosovaLajmet kryesore
Zhegrova merr pasaportë të Shqipërisë për tu bërë pjesë e Juventusit
Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë të Shqipërisë. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimit të një storjeje në llogarinë e tij të Instagramit.
Zhegrova që është në rrugë të ndarjes me Lille-in e Ligue 1, pritet që të bëhet shpejt pjesë e bianconerëve, ndërkaq një marrëveshje e Shqipërisë me Italinë ka bërë që lojtarët shqiptarë të llogariten si jo të huaj në Itali.
Pikërisht, kjo është arsyeja që Zhegrova ka kërkuar pajisjen me pasaportë të Shqipërisë, ndërkaq kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që është tifoz i Juventusit, siç shihet në storjen e futbollistit, ka kërkuar fanellën e tij kur të bëhet pjesë e Juventusit.