
Zhegrova te Juventusi, për transfer historik të Kosovës!
Asnjë lojtar që ka djersitur fanellën e Kosovës nuk ka arritur të nënshkruajë për një ekip më të madh sesa Juventusi deri sot. Rekord-kampiponi i Italisë dhe skuadra me më së shumti tifozë në Itali, ka zyrtarizuar ardhjen e krahut të mesfushës së Kosovës dje, përmes disa positmeve në llogaritë e rrjeteve sociale të klubit bianconer.
Edon Zhegrova 26 vjeçar është transferuar nga Lille i Ligue 1 të Francës te Juventusi në Serie A, duke nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2030. Futbollisti i Kosovës, sipas raportimeve të mediave të ndryshme, do të përfitojë 2.5 milionë euro neto për një stinor të kaluar te bianconerët.
Juventus aktualisht drejtohet nga trajneri kroat Igor Tudor. Ekipi nga Torinoja ka paguar rreth 20 milionë euro për kartonin e Zhegrovës në arkë të Lille-it. Me pak fat, Zhegrova do të mund të debutojë në derbin e madh italian, Derby d’Italia, ndaj Interit më 13 shtator.
Ai ka paralajmëruar se nuk do të mund t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet e rëndësishme të shtatorit, për kualifikime drejt Botërorit 2026, pikërisht për shkak të zhvillimeve në ditët e fundit të afatit kalimtar të futbollistëve në Evropë. Mungesa e tij do të ndihet te Kosova, pasi që Dardanët kanë lojë ndaj Zvicrës jashtë dhe presin Suedinë brenda – që edhe janë favoritët e grupit kualifikues.
“Kjo ëshët si një ëndërr për mua. Ky është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time. Jam krenar dhe ndihem i nderuar që do të bart këtë fanellë. Do të japi më të mirën për skuadrën time të re,” ka thënë Zhegrova për ëeb-faqen e Juventusit, në intervistën e parë të dhënë si bianconer.