Zvicra tregon fuqinë përballë Kosovës pa ide!

Me një lojë të shpejtë dhe të sigurtë në pjesë të parë, për të marrë sa më shpejt atë që kërkuan, Zvicra ka shënuar fitore bindëse ndaj Kosovës për t’ia nisur mbarë kualifikimeve drejt Botërorit 2026. Helvetët shënuan katër herë në pjesë të parë, rezultat ky që mjaftoi për të festuar në fund me 4-0, pa u munduar shumë në pjesë të dytë.

Kosova, pa ide në pjesë të parë, pak më luftarake në pjesë të dytë, por pa shumë shpresa për gol – ishte krejt që arriti të tregonte në “St. Jakob-Park” të Bazelit sonte.

Ka qenë Akanji që shënoi me kokë pas kornerit fillimisht, për të nisur golat zviceran, ndërsa më pas Embolo në sulmin tjetër dyfishoi rezultatin. Pak para fundit të pjesës së parë, ëidmer dhe Embolo përsëri realizuan, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, Zvicra – Kosova 4-0 [Akanji 22′, Embolo 25′, 45′, Widmer 39′].

Debutimi i Leon Avdullahut kaloi pa shenjë, ndërkaq mungesa e krahëve standard të Kosovës në lojë, u vërejt. Mbrojtja nuk funksionoi si duhet në pjesën e parë.

Fitorja, bën që Zvicra të merr lidershipin e Grupit B kualifikues, ndërsa Kosova pa pikë e me katër gola minues – vështirë për më shumë. I vetmi që vrapoi dhe tentonte presion në pjesë, Vedat Muriqi – nuk pati ndihmën e thuajse askujt gjatë ndeshjes.

Sa për statistikë, në pjesë të dytë nga Franco Foda në lojë u futën edhe Dion Gallapeni (Paqarada), Albion Rrahmani (Rexhbeçaj), Baton Zabërgja (Ermal Krasniqi), Ilir Krasniqi (Amir Rrahmani) dhe Valon Berisha (Leon Avdullahu).

Në ndeshjen tjetër të grupit, Sllovenia në fund, siguroi pikë ndaj Suedisë, 2-2.

TABELA AKTUALE:

1. Zvicra 3 pikë,
2. Suedia 1 pikë,
3. Sllovenia 1 pikë,
4. Kosova 0 pikë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live