ZYRTARE: Andrew Gordon transferohet te Vëllaznimi

Spekulimet filluan para dy ditëve, e sot vjen zyrtarizimi.

Andrew Gordon është basketbollisti më i ri i Vëllaznimit.

Lajmi u bë i ditur nga klubi gjakovar në Facebook, klub i cili për momentin e sheh veten në fund të renditjes tabelare në Superligë.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Gordon, që është i gjatë 207 cm dhe luan si qendër, ishte pjesë e KB Trepçës përgjatë viteve 2021-2023, para se te kalonte te Spartak Ploveni bullgar, e së fundi ishte pjesë e Caledonia Gladiators në Britani të Madhe.

Basketbollisti në fjalë mbahet mend si qendër tejet dominante dhe cilësore gjatë kohës kur luante te Trepça dhe te Vëllaznimi pritshmëritë për të janë të larta.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live