11-shet startuese, Kosova – Austria

Tani më dihet përfundimisht, Franco Foda, ka bërë publike listën e menduar për ndeshje ndaj Austrisë dhe futbollistët e Kosovës që do të kërkojnë fitore ndaj kundërshtarit dhe do të dalin në fushë janë përzgjedhur.

Kujtojmë, Kosova ka 4 pikë në grup dhe ka pësuar nga Austria 3-1 në ndeshjen e parë ndaj tyre të zhvilluar javën që shkoi.

TABELA AKTUALE:

1. Austria 7p.
2. Kosova 4p.
3. Irlanda 4p.
4. Izraeli 1p.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje është portugezi Antonio Nobre, me ndihmësit Nelson Pereira dhe Paulo Bras. Edhe në ekipin e VAR-it janë portugezët, ku VAR është Andre Narciso e AVAR Fabio Oliveira Melo.

Përndryshe në kryeqytet sot mbretëron temperaturë solide për ndeshje futbolli me 18 shkallë celziusi, dielli është aty edhe pse në perëndim e sipër, ndërsa era fryen sa për të thënë me 4km/h.

11-SHJA E KOSOVËS: 

PORTIER: Saipi

MBROJTËS: Raçi, Il. Krasniqi, Dellova

MESFUSHORË: Gallapeni, Vojvoda, Zabergja, Hodza, Avdullahu,

SULMUES: Zhegrova, Muriqi.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live