
11-shja potenciale e Austrisë ndaj Kosovës!
Austriakët, lider të Grupit 3 në Ligën B të Kombeve dhe me synim vendin e parë dhe ngritjen në Ligën A të Kombeve sonte i dalin Kosovës përballë në ndeshjen e kthimit të grupit, pasi që javën e kaluar mposhtën Kosovën në Vjenë, 3-1.
Të njëjtit barazuan prej 2-0 në 2-2 ndaj Iralndës në ndeshjen e kaluar dhe tërë mediat austriake presin fitore sot në “Fadil Vokrri”, fusha e së cilit nuk i pëlqeu fare përzgjedhësit të tyre, Ralf Rangnick.
Në ndërkohë, Laola ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të kërkuar të Austrisë për ndeshje ndaj Kosovës, ndërsa në votat e lexuesve të saj, futbollistët më të përzgjedhur për 11-shen startuese të austriakëve janë:
11-SHJA POTENCIALE E AUSTRISË
FORMACIONI 4-2-3-1:
PORTIER:
Alexander Schlager;
MBROJTËS:
Kevin Danso,
Stefan Posch,
Phillipp Mwene,
Alexander Prass;
MESFUSHORË:
Qendrorë:
Xaver Schlager,
Nicolas Seiwald;
Ofanziv:
Konrad Laimer,
Romano Schmid,
Patrick Wimmer;
SULMUES:
Michael Gregoritsch.
