
Dinamo ndanë rrugët me trajnerin
Skuadra ferizajase, Dinamo, që garon në Ligë të Parë të Kosovës ka bërë të ditur pak më parë se ekipi ka ndarë rrugët me kryetrajnerin Burim Qerkini dhe trajnerin kondicional, Fatos Ademi.
Sipas njoftimit, Dinamoja ka bërë të ditur se dyshja janë ndarë me klubin me marrëveshje të dyanshme, ndërsa ekipi në fjalë ka bërë të ditur se shpejt do të bëjnë të ditur emrin e trajnerit të ri.
“Me marrëveshje të dyanshme, kryetrajneri Burim Qerkini dhe trajneri kondicional Fatos Ademi janë ndarë nga klubi ynë.
I falënderojmë për kontributin dhe iu urojmë suksese në vazhdim.” — shkroi FC Dinamo në njoftim.
Dinamo përndryshe ende nuk ka pësuar humbje këtë stinor në Ligë të Parë, ndërkaq ka arritur dy fitore dhe tre barazime duke qenë në pjesën e epërme të tabelës, pas pesë xhirove të para të stinorit!