Bashkimi bindshëm në miqësore ndaj Vëllaznimit

Ekipi i Bashkimit ka zhvilluar mbrëmë ndeshje miqësore ndaj Vëllaznimit, në kuadër të përgatitjeve për stinorin e ri të Superligës që është “para derës”.

Prizrenasit kanë fituar këtë ndeshje bindshëm, duke mposhtur gjakovarët me rezultat 92-55, ku trajnerët e ekipeve përkatëse kanë provuar lojtarët e tyre në lojë.

Ajo që është për tu theksuar është fakti se përkundër se miqësore parasezonale, në tribunat e “Sezai Surroit” kanë qenë gati 1 mijë shikues për këtë ndeshje, që paralajmëron stinor jashtëzakonshit të bujshëm për tifozërinë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live