
Bora zyrtarizon edhe një lojtar të ri
Kur kanë mbetur edhe dy vikende para fillimi të stinorit të ri të Superligës, Bora ka zyrtarizuar edhe një lojtar amerikan në ekip sonte, ndërsa ka shtuar atë të pozicionit një, playmaker.
Deshon Taylor është lojtari i ri i Borës, ndërsa basketbollisti i lindur në vitin 1996 me 188cm. gjatësi pritet t’i shërbej ekipit që do të drejtohet nga bullgari Lubomir Minchev.
“Deshon Taylor është lojtari më i ri i klubit tonë!
Skuadra jonë ka arritur marrëveshje me guard-in amerikan Deshon Taylor (1996, 1.88 m, G) për sezonin e ri.
Urojmë që kjo marrëveshje t’i sjellë sukses klubit tonë dhe Deshon Taylor-it, duke dëshiruar që lojtari ynë i ri të përjetojë sezone të mbushura me fitore dhe suksese nën fanellën tonë.” — shkroi njoftimi i KB Borës sonte.
Përndryshe Taylor ka përvojë evropiane qe gjashtë stinorë, ndërsa ka luajtur në ligë finlandeze, hungareze e turke. Së fundi, ka qenë pjesë e ekipit finlandez, KTP Basket nga Finlanda, e aty ka pasur mesatare prej 12.8 pikësh për ndeshje, 3 asistime e 2.5 kërcime. Mesatarisht ka luajtur për 23.5 minuta në ndeshje.