
Bashkimi gati për përvojën evropiane
Për herë të parë në hsitori të klubit, Bashkimi, do të merr pjesë në një garë evropiane të organizuar nga FIBA Europe, ndërsa nesër mbrëma është loja e parë kualifikuese ndaj ekipit të fortë polak, Anwil.
Prizrenasit janë gati për përballje, ndërsa stërvitjet intensive po vazhdojnë para kësaj ndeshjeje që luhet të mërkurën mbrëma në “Sezai Surroi” të Prizrenit.
Përndryshe, Bashkimi ka bërë të ditur se biletat dalin në shitje prej sot dhe ato do të shiten para palestrës “Sezai Surroi” ku çmimi i biletës është 3 euro.
Të martën (sot), biletat shiten prej orës 15.00 deri në ora 19.00 ndërsa në ditën e ndeshjes, nesër, biletat janë në shitje prej orës 12.00 deri në përfundim të sasisë.
Ndeshja Bashkimi – Anwil luhet më 24 shtator në “Sezai Surroi” me fillim prej orës 19.00.