Trepça në Grupin F, ndeshja e parë ndaj PAOK-ut!

Me t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve e basketbollit, Trepça është futur në fazën grupore të FIBA Europe Cup, ndërsa është vendosur në Grupin F aty.

Mitrovicasit, që pësuan ditë më parë në raundin e parë kualifikues për Basketball Champions League nga Heroes Den Bosch, tashmë kanë të sigurt pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup ndërsa shorti paraprak i orienton ata në Grupin F.

Aty, Trepça ka aktualisht dy kundërshtarë të njohur, ndërsa i treti bëhet i ditur pas përfundimit të raundeve kualifikuese. Dhe, janë kundërshtarë të vështirë dhe me emër në basketbollin evropian.

Së pari, ekipi më së miri i renditur në grup sipas vazos është Lowen Braunschweig i Gjermanisë, ndërsa pas kësaj vjen PAOK-u grek. Kundërshtari tjetër siç u tha më lartë, do të kuptohet në fund të fazave kualifikuese.

E orari, që dihet, ka bërë që dueli i parë i Trepçës të jetë në Selanik pikërisht ndaj PAOK-ut, më 15 tetor.

FIBA EUROPE CUP, GRUPI F:

1. Basketball Lowen Braunschweig,
2. PAOK
3. Trepça
4. ??? – (kuptohet së shpejti)

ORARI I NDESHJEVE, GRUPI F:

15 tetor,
PAOK – Trepça
Lowen – ???

22 tetor,
??? – PAOK
Trepça – Lowen

29 tetor,
Trepça – ???
Lowen – PAOK

5 nëntor,
Trepça – PAOK
??? – Lowen

12 nëntor,
PAOK – ???
Lowen – Trepça

19 nëntor,
PAOK – Lowen
??? – Trepça

Pas përfundimit të fazës grupore, Trepça duhet të zë njërin nga dy vendet e para për tu kualifikuar në fazën eliminatore të garës së FIBA Europe Cup. Në stinorët e kaluar, ekipi mitrovicas nuk e kishte arritur këtë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live