Te Bashkimi gjithçka gati për paraqitjen historike

Ekipi prizrenas, Bashkimi, që stinorin e kaluar e kreu si nënkampion i Kosovës sonte do të ketë paraqitjen historike në kuadër të garave të organizuara nga FIBA Europe, duke marrë pjesë në kualifikime për FIBA Europe Cup.

Portokallezinjtë presin Anwilin e njohur polak dhe e kanë të qartë se do ta kenë vështirë gjatë ndeshjes, por organizimi dhe shitja e biletave duke shkuar mirë dhe me përkrahje të madhe të publikut, japin shpresa së paku për një paraqitje të madhe në këtë përballje.

Bashkimi luan sonte si vendas me fillim prej orës 19.00 në “Sezai Surroi” ndaj Anwilit, ndërsa një javë më vonë, më 1 tetor do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në Poloni. Ekipi që arrin rezultat më të mirë nga këto dy ndeshje, do të sigurojë kualifikimin në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live