
Liria para zyrtarizimit të trajnerit të ri
Liria e Prizrenit pas ndarjes me Klodian Duron është pranë emërimit të trajnerit të ri. TopSporti.com ka mësuar se drejtuesit e Lirisë veçse kanë arritur marrëveshje me trajnerin e ri të ekipit dhe shpejt pritet të bëhet zyrtarizimi i tij aty.
Kështu, ish trajneri i Rahovecit, Liridon Leci, pritet të zyrtarizohet brenda ditësh si trajner i parë i ekipit prizrenas, ndërsa për Lecin, kjo do të jetë një përvojë e re në karrierën e tij të re.
Leci, që është analist i rregullt i futbollit në TVD, si duket ka arritur të bind drejtuesit për një ngritje të ekipit në vazhdim të kampionatit.
Liria, nuk nisi mirë stinorin pasi që pas tetë xhirove të para është në pjesën e poshtme të tabelës, në pozitën e dhjetë dhe ka 8 pikë më pak sesa lideri i Ligës së Parë, Vëllaznimi.