
Bashkimi në ballinë të FIBA Europe Cup!
Fitorja e mbrëmshme po që ka qenë e rëndësisë së madhe për Bashkimin, ndërsa fitorja ndaj ish-kampionit të kësaj gare e ka bërë edhe më të madhe arritjen e prizrenasve, që mbrëmë debutuan në FIBA Europe Cup.
Në ndeshjen kualifikuese, Bashkimi fitoi ndeshjen e parë ndaj Anwilit polak, njëri ndër ekipet më të njohura dhe më të suksesshme në Poloni në vitet e fundit, për të marrë epërsinë 5 pikëshe para ndeshjes së kthimit që luhet më 1 tetor.
“Befasohet ish-kampioni”
E kjo gjë, nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga vetë faqja zyrtare e FIBA Europe Cup që ka vendosur titullin “Bashkimi befason ish-kampionët, derisa vendasit dominojnë duelet e para”.
Kujtojmë, dalja e Anwilit në short për Bashkimin ka qenë shorti më i vështirë, pasi që Bashkimi si debutues në garë ka qenë jofavorit në këtë përballje. Por, loja e treguar ka befasuar shumëkë.
Isaiah Cousins me 21 pikë e 7 kërcime, Jeremiah Bailey me 16 pikë e 5 kërcime, nga forcat vendore Lejson Zeqiri me 8 pikë në momente kyqe, Valon Bunjaku me 5 dhe Jan Palokaj me 7 kanë bërë kontribut të madh në fitore.
Maturi, para ndeshjes së kthimit
Kjo gjë gëzoi edhe trajnerin Igor Jovovic, që në deklaratën pas ndeshjes u tregua i matur dhe tha se polakët vazhdojnë të jenë favorit, derisa Bashkimi do të tentojë të njëjtën edhe në ndeshjen e kthimit, duke ditur që do të jetë edhe më vështirë.
Ndeshja e kthimit, Anwil-Bashkimi, luhet më 1 tetor në ëoclaëek të Polonisë, ndërsa ekipi më i mirë nga dy përballjet do të sigurojë fazën grupore të FIBA Europe Cup. Anwili fitoi FIBA Europe Cup në stinorin 2022/23 duke e mposhtur në finale ekipin francez Cholet.