
FFK Superliga e Kosovës
Superliga – Formacioni i javës (7)
Ka përfunduar edhe xhiroja e shtatë e Superligës, ndërkaq TopSporti.com si zakonisht ka përzgjedhur përbërjen më të mirë të xhiros varësisht nga performacat e treguara të lojtarëve.
Kështu, bazuar në performacat, 11-shja e javës kësaj radhe shtrohet në 3-4-3 ndërkaq ekipin e xhiros së shtatë e përbëjnë:
Portier: Marijan Coric (Llapi);
Mbrojtës: Ardian Limani (Prishtina), Arbnor Aliu (Llapi), Arbër Potoku (Ballkani);
Mesfushorë: Besnik Ferati (Malisheva), Etnik Brruti (Malisheva), Liridon Balaj (Drita), Ardian Muja (Prishtina);
Sulmues: Almir Kryeziu (Ballkani), Kreshnik Uka (Drenica), Axel Gnapi (Llapi).