
Blick: Albian Hajdari vendos për Kosovën
E përditshmja zvicerane Blick ka bërë të ditur pak më parë se futbollisti i Zvicrës U-21, Albian Hajdari, që bart fanellën e Hoffenheimit në Bundesligë, shpejt do të veshet me fanellën e Kosovës.
Kjo, pasi që sipas Blickut ai ka vendosur për të ardhmen e tij. Ndërsa në njoftimin e shkurtër tabloidi zviceran ka shkruar:
“Albian Hajdari (21) që luan te Hoffenheim do të luajë për Kosovën në të ardhmen. Deri tani ai ka luajtur vetëm një ndeshje me seniorët zviceran në ndeshje miqësore.”
Kujtojmë, Kosova bën pjesë në Grupin B kualifikues për Botërorin 2026 dhe në grup ka kundërshtar pikërisht Zvicrën. Gjatë gushtit, Kosova “rrëmbeu” edhe Leon Avdullahun nga Zvicra U-21.
Shpejt pritet të shihet se a do të zyrtarizohet ky njoftim i zviceranes nga FFK.