Anwil-Bashkimi sonte, prizrenasit kërkojnë historinë

Pas fitores historike dhe për shumë kë befasuese të Bashkimit ndaj Anwilit në debutim në kualifikime për FIBA Europe Cup, sonte luhet ndeshja e kthimit, ku polakët janë nikoqir të prizrenasve.

Bashkimi fitoi ndeshjen e parë në Prizren me 5 pikë dallim dhe këtë epërsi duhet të ruajnë sonte për të siguruar fazën grupore të garës. Po qe se portokallezinjtë prizrenas që janë edhe nënkampionë të Kosovës do ta arrinin këtë – do të ishte hap i jashtëzakonshëm i skuadrës.

Gjithë kjo, duke ditur që Anëil vetëm tre vite më parë fitoi titullin e FIBA Europe Cup, ndërsa thuajse çdo stinor nëse nuk është kampion i Polonisë, është nënkampion e gjysmëfinalist i playoffit.

Bashkimi është gati për gjithçka sonte, ndërsa ndeshja fillon prej orës 18.30 në Wloclawek të Polonisë, në palestrën “Mistrzow”. Gjyqtarë të ndeshjes do jenë përzierje e Zdenko Tomasovic (SVK), Ivor Matejek (CZE) dhe Alberto Sanchez (ESP), ndërkaq delegat teknik Stavri Bello.

Linkun për transmetimin e ndeshjes direkte të Anwilit ndaj Bashkimit do ta postojmë pas pak.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live