Ndërprerja në ndeshjen Ferizaji-Prishtina, këto disiplinore i inicoi KG-ja

Për shkak të ndërprerjes gati gjysmë-orëshe që ndodhi në ndeshjen e xhiros së fundit kampionale Ferizaji – Prishtina, KG-ja ka inicuar procedurë disiplinore për të dyja skuadrat.

Konfrontimi i tifozëve që në fillim të ndeshjes bëri që të arrijnë forca të shtuara të policisë për të qetësuar gjërat sa për të vazhduar ndeshja. E sipas raportit të delegatit dhe xhirimeve televizive, Komisioni i Garave ka inicuar procedura disiplinore për të dyja skuadrat.

Mëposhtë, pa ndërhyrje të redaksisë, inicimet disiplinore pas ndeshjes Ferizaji-Prishtina.

INICIMET DISIPLINORE, PAS NDESHJES FERIZAJI-PRISHTINA

Ndaj: FC “ Ferizaj “. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Nuk ndërmerren masat e nevojshme të sigurisë për evitimin e konfrontimin e dy tifozerive dhe si pasojë ndodh konfrontimi fillimisht jashtë stadiumit. Për ta qetësuar situatën ndërhyri policia dhe gjatë intervenimit lëndohen dy zyrtarë policor. Pasi lojtarët kishin dalë në fushë për ta filluar ndeshjen, tifo grupi vendas hodhi shishe në drejtim të lojtarëve të Prishtinës për çka gjyqtari kërkoi zbrazjen e tribunës dhe pastaj loja ka vazhduar duke u normalizuar gjithçka. Sipas raportit te delegatit dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Ferizaj- Prishtina.

Ndaj: FC”Prishtina”. Motivi: Nuk i përmbahet rregullores (kërkesë për shkuarjen e tifozëve “Plisat”) në ndeshje si mysafir. Me ardhjen e tifozëve në këtë ndeshje afër stadiumit të vendasve provokohen nga disa anëtarë të tifo grupit vendas dhe si rrjedhojë filloi konfrontimi i dy tifozerive, ku është dashtë të ndërhyn policia dhe qetëson situatën. Tifo grupi “Plisat” , ishin të pajisur me mjete prioteknike shpërthyese, tymuese dhe gjësende të tjera të cilat i kanë aktivizuar para fillimit të ndeshjes ku konsiderohen si shkaktare të incididentit. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Ferizaj – Prishina.

Ndaj: nd/trajnerit të FC “Ferizaj”, Luan Aliu . Motovi: Në min 45+, proteston ashpër dhe ofendon gjyqtari kryesor për çka ndëshkohet me karton të verdhë , por i njëjti vazhdon edhe me ashpër të protestojë dhe ofendojë me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj- Prishtina.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live