Aksionet e fundit përcaktuan fituesin, Prishtina mposhti Yllin

Edhe pse pati mundësinë që së paku të dërgojë ndeshjen në vazhdime, Ylli nuk e arriti dhe nisi stinorin me humbje. Prishtina fitoi duelin e parë të stinorit në Superligë në “13 qershori” të Suharekës, me rezultat të ngushtë 76-78.

Epërsia e Prishtinës e krijuar në çerekun e tretë ishte për pak që të shkrihet plotësisht falë pikëve të Trevon Allen, që kreu lojën me 22 pikë. Ndërsa Erjon Kastrati që kreu lojën me 6 pikë, nuk arriti të shënojë pikët në sekondën e fundit të ndeshjes për të bërë më shumë.

Krejt kjo, pasi që Prishtina gjatë epërsisë dypikëshe 76-78 dhe faulit të fituar, nuk shënoi asnjërën nga gjuajtjet e lira, të shutuara nga Muhamedali Janjeva.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Por, Adrio Bailey me 19 pikë, pastaj Deondre Burns me 15 dhe Lamb Autrey me 15 të tjera ishin më efikasit te Prishtina e drejtuar nga Michalis Kakiouzis, ku ky i fundit po debuton në Superligë. E në debutim, Kakiouzis me ekipin e tij mposhti bashkështetasin që ka përvojë në Superligë të Kosovës, Fotis Takianos.

Te ekipi i Takianosit, pos Allenit pikë dyshifrore kanë shënuar vetëm edhe Gëzim Morina dhe Lovre Basic. Të dy nga 10 sosh.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live