Me Rexhbeçajn, numri i mungesave ndaj Suedisë shkon në tri

Nuk ka arritur të këndellet pas lëndimit të pësuar në ndeshje ndaj Sllovenisë. Njoftimi i fundit i FFK-së ka konfirmuar se mesfushori i Kosovës, lojtari standard i 11-shes së parë të dardanëve, Elvis Rexhbeçaj (27), nuk do të mund të jetë i gatshëm për ndeshje ndaj Suedisë dhe mungesa e tij do të jetë e qartë në këtë përballje.

Lojtari i Augsburgut është liruar nga grumbullimi i Kosovës pas ekzaminimit mjekësor dhe nuk do të jetë pjesë e ndeshjes Suedia – Kosova.

“Nga grumbullimi është liruar Elvis Rexhbeçaj, i cili nuk arriti të rikuperohet plotësisht nga lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Sllovenisë.” — bëri të ditur FFK sot.

Ndërkaq, këtu nuk mbarojnë mungesat e Kosovës për ndeshjen e rëndësishme ndaj Suedisë. Në ndeshje ndaj sllovenëve, karton të verdhë mori edhe Fidan Aliti, qendërmbrojtësi standard në mungesë të Amir Rrahmanit dhe me këtë karton edhe ai ka rënë në listën e suspenduarve për këtë ndeshje, që e ndalon atë të luajë në Goteborg.

Lumbardh Dellova, qendërmbrojtësi tjetër gjithashtu nuk është këndellur nga lëndimi i tij, për shkak të të cilit mungoi edhe në përballjen ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”. Telashe të reja për Fodën këto, që tash e tutje do të duhet të bëj zgjidhje tjera për mbrojtjen e dardanëve karshi vikingëve që janë pa fitore dhe kanë pësuar nga Kosova në përballjen e luajtur në Prishtinë.

REZULTATET E DERITASHME:

5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2

8 shtator,
Kosova-Suedia 2-0
Zvicra-Sllovenia 3-0

10 tetor,
Suedia-Zvicra 0-2
Kosova-Sllovenia 0-0

TABELA AKTUALE E GRUPIT B:

1. Zvicra 9 pikë,
2. Kosova 4 pikë,
3. Sllovenia 2 pikë,
4. Suedia 1 pikë.

NDESHJET E MBETURA:

13 tetor,
Suedia-Kosova
Sllovenia-Zvicra

15 nëntor,
Zvicra-Suedia
Sllovenia-Kosova

18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.

Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.

Foto: TopSporti.com/ A. Paçarizi

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live