Suedia favorit absolut

Një kuotë tepër e sigurt për fitore i është vendosur Suedisë në ndeshje ndaj Kosovës sonte. Bastoret e njohura botërore, ndër më të njohurat bet365 ka vendosur kuotën 1.33 për fitoren e Suedisë në këtë përballje, që është koutë jashtëzakonisht e sigurt.

Kosovës, fitorja i është përshkruar në koeficientin 8.00, që do të thotë se fitorja e dardanëve në këtë përballje do të ishte një befasi e jashtëzakonshme. Barazimi është kuotuar 5.25.

Do të ketë gola

Sa i përket golave në ndeshje bet365 parashikon që ndeshja të ketë 3 ose më shumë gola në përballje, pasi që për atë mundësi kuota është 1.47. Ndërkaq që ndeshja të kryhet me nën 3 gola kuotohet me 2.60.

Përballja e parë mes skuadrave ka përfunduar 2-0 në të mirë të Kosovës. Dardanët kanë 4 pikë në grup, ndërsa Suedia 1. Suedia nuk ka shënuar asnjë fitore në grup akoma.

REZULTATET E DERITASHME:

5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2

8 shtator,

Kosova-Suedia 2-0
Zvicra-Sllovenia 3-0

Suedia-Zvicra 0-2

Kosova-Sllovenia 0-0

TABELA AKTUALE E GRUPIT B:

1. Zvicra 9 pikë,

2. Kosova 4 pikë,
3. Sllovenia 2 pikë,
4. Suedia 1 pikë.

NDESHJET E MBETURA:

13 tetor,
Suedia-Kosova
Sllovenia-Zvicra

15 nëntor,
Zvicra-Suedia
Sllovenia-Kosova

18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.

Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live