SvFF shkarkon Jon Dahl Tomassonin

Pas disfatës së mbrëmshme nga Kosova, Federata e Futbollit të Suedisë, ka shkarkuar sot nga detyra selektorin e parë të huaj të kombëtares së tyre, danezin Jon Dahl Tomasson.

Ky vendim, sipas njoftimit zyrtar, erdhi pas rezultateve të dobëta në rrugëtimin kualifikues për Botërorin 2026.

“Vendimi u mor nga SvFF duke u bazuar në fakte që ekipi kombëtar nuk solli rezultatet e pritura. Ka ende mundësi për playoff në mars dhe përgjegjësi e jona është që të bëjmë këtë në kushte më të mira. Për këtë, do të reagojmë shpejt,” thuhet në njoftim.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live