Almir Kryeziu (Ballkani) – Ylli i javës (9)

Futbollisti ofanziv i Ballkanit, Almir Kryeziu, është shpallë lojtari më i mirë i xhiros së nëntë të Superligës nga FFK. Federata ka bërë të ditur sot se futbollisti i ekipit suharekas ka qenë më i dalluari i xhiros, ndërsa Komisioni i Veteranëve të futbollit që përcakton këtë çmim, i ka dhënë më së shumti vota Kryeziut.

Kryeziu është treguar vendimtar në fitoren e Ballkanit ndaj Dukagjinit.

“Për javën e nëntë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu, i cili shënoi dy golat e vetëm në ndeshjen kundër KF Dukagjinit, e cila përfundoi me rezultat 2:0, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në luftën e tyre për titullin kampion. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.” — shkroi FFK në njoftim.

Përndryshe, kjo është hera e tretë në nëntë xhiro që një lojtar i Ballkanit merr këtë çmim nga KV këtë stinor, derisa dy të parat i kapi bashkëlojtari i Kryeziut në sulm, nigeriani Valentin Serebe.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, por pushimi që e kishim për ndeshjet e Kombëtares na ka ndihmuar që të punojmë dhe të analizojmë mirë kundërshtarin. Jam i lumtur, në aspektin individual, që kam shënuar dy gola dhe që po arrij ta ndihmoj ekipin. I falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për besimin dhe bashkëpunimin.
Synimet e Ballkanit, si gjithmonë, janë kreu i tabelës dhe besojmë që me punë do ta arrijmë objektivin tonë.” — tha Ylli i javës së nëntë i Superligës për faqen zyrtare të FFK-së.

YJET E DERITASHME TË 2025/26:

I. Valmir Veliu (Prishtina)
II. Mërgim Pefqeli (Dukagjini)
III. Valentin Serebe (Ballkani)
IV. Valentin Serebe (Ballkani)
V. Robert Rrahmani (Gjilani)
VI. Iljasa Zulfiji (Dukagjini)
VII. Axel Gnapi (Llapi)
VIII. Blend Baftiu (Prishtina)
IX. Almir Kryeziu (Ballkani).

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live