
FFK Superliga e Kosovës
Supeliga – Formacioni i javës (9)
Ka përfunduar edhe xhiroja e nëntë e Superligës, ndërkaq me këtë është mbyllur edhe cikli i parë i ndeshjeve në elitën e futbollit kosovar, nga katër sa janë në total përgjatë stinorit.
Siç e do zakoni, TopSporti.com ka përzgjedhur 11-shen më të dalluar të javës së nëntë të Superligës, ndërsa ata që arritën në formacion janë:
11-shja e xhiros së nëntë: Marjan Coric (LLA); Luan Lleshi (LLA), Ivica Batarelo (BAL), Qlirim Avdulli (FRZ), Besnik Krasniqi (DRI); Albert Dabiqaj (DRI), Ennur Totre (GJI); Valmir Veliu (PRI), Almir Kryeziu (BAL); Mario Ilievski (PRI), Senad Jarovic (GJI).