Bashkimi me fitore historike ndaj Cibonës

Bashkimi ka arritur të shënojë fitore të madhe dhe historike ndaj Cibonës së Zagrebit sonte, duke e mposhtur me rezultat të thellë, 89-69. Kjo, pos që ka qenë fitorja e parë në histori e Bashkimit në fazën grupore të FIBA Europe Cup, ka qenë edhe humbja e parë e Cibonës në Grupin J, pasi që kroatët deri në këtë ndeshje kishin bilanc 3-0!

Në një atmosferë të bukur sportive, ekipi i Bashkimit drejtuar nga tekniku Igor Jovovic ka luajtur më mirë në çerek të parë dhe të tretë për të bërë dallimin në rezultat dhe për të shkuar te fitorja.

Me 16 pikë, 11 kërcime e 4 asistime më i dalluari ka qenë Jeremiah Bailey te Bashkimi, ndërsa nga 14 pikë në ndeshje shënuan Kyan Anderson dhe Isaiah Cousins.

Lojtari më i dalluar te Cibona ka qenë Matej Rudan me 18 pikë, ndërsa Zan Sisko kreu lojën me 13 pikë të shënuara.

Pas kësaj fitoreje, Bashkimi ka bërë bilancin 1-3 në këtë grup, ndërsa Cibona 3-1.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live