Nisin bllokadat nga KQZ, Rahoveci luan në Prizren!

Për shkak të zgjedhjeve për kryetarë të komunave që kanë procesin e balotazhit më 9 nëntor, bllokadat e palestrave sportive do të jenë evidente në komuna përkatëse ku luajnë skuadrat e Superligës.

Kështu, KB Rahoveci 029, ekipi debutues në Superligë që sot ka bërë të ditur se ndeshjen e radhës do ta luajnë si vendas në Prizren. Vreshtarët kanë dhënë njoftim se përballja në mes Rahovecit 029 dhe Vëllaznimit e paraparë të zhvillohet të dielën, do të luhet të hënën në “Sezai Surroi”.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Rahoveci 029 që drejtohet nga Bujar Loci, përkundër se ka vetëm një fitore nga 4 ndeshjet e para të stinorit, ka treguar se është shumë afër fitores së radhës me lojën e paraqitur, ndërsa ekipi me pak fat do të mund të befasonte edhe skuadrat e TOP 4-shes.

Në këtë ndeshje do të përballen dy skuadrat që nga katër xhirot e para kanë arritur një fitore të vetme dhe nga e hëna njëra do të bëhet me dy sosh, e tjetra do të mbetet në një fitore! Krejt kjo do të kuptohet të hënën pasdite, pas duelit që nis në ora 16.00 të datës 10 nëntor.

Përndryshe, të dyja ekipet e kanë mposhtur Borën në Superligë këtë stinor kur kanë arritur fitoren e parë sezonale.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live