Sylvinho para shpalljes së ftesave për duelet e nëntorit

Shqipëria është në prag të sigurimit të playoffit për Botërorin 2026. Pas fitores së madhe ndaj Serbisë të arritur në muajin e kaluar, Shqipëria ka marrë avantazhin e nevojshëm për të përfunduar në pozitë të dytë të grupit.

Kështu, kuqezinjëve tani më i mbetet të arrijnë fitore ndaj Andorrës më 13 nëntor dhe të presin së paku një pikë ndaj Anglisë më 16 nëntor, nëse këta të fundit befasohen nga Serbia!

Me këtë rast, FSHF ka bërë të ditur orarin e përgatitjeve dhe datat e rëndësishme për kombëtaren në nëntor. Federata ka treguar se selektori Sylvinho do të publikojë listën e të ftuarve për ndeshjet e nëntorit më 7 nëntor, ndërsa në të njëjtën ditë në ora 11.00 do të mbajë edhe konferencën për shtyp.

Seanca e parë stërvitore do të mbahet më 10 nëntor, para udhëtimit në Andorrë më 13 dhe pritjes së Anglisë më 16 nëntor, kur edhe mësohet përfundimisht renditja tabelare e grupit kualifikues.

 

Rrugëtimi kualifikues deri tani: 

REZULTATET E DERITASHME:

21 mars,

Anglia-Shqipëria 2-0
Andorra-Letonia 0-1

24 mars,

Anglia-Letonia 3-0
Shqipëria-Andorra 3-0

7 qershor,

Andorra-Anglia 0-1
Shqipëria-Serbia 0-0

10 qershor, 

Serbia-Andorra 3-0
Letonia-Shqipëria 1-1

6 shtator,

Letonia-Serbia 0-1

Anglia-Andorra 2-0

9 shtator,

Serbia-Anglia 0-5
Shqipëria-Letonia 1-0

11 tetor,

Letonia-Andorra 2-2
Serbia-Shqipëria 0-1

14 tetor,

Letonia-Anglia 0-5
Andorra-Serbia 1-3.

TABELA AKTUALE, GRUPI K:

1. Anglia 18 pikë (6 ndeshje)
2. Shqipëria 11 pikë (6 ndeshje)
3. Serbia 10 pikë (6 ndeshje)
4. Letonia 6 pikë (7 ndeshje)
5. Andorra 1 pikë (7 ndeshje)

NDESHJET E MBETURA:

13 nëntor,

Andorra-Shqipëria
Anglia-Serbia

16 nëntor,

Serbia-Letonia
Shqipëria-Anglia.

(Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.)

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live