Elon Berisha, zyrtarizohet si trajner i ri i Malishevës

Njëri ndër trajnerët me perspektivë në futbollin e Kosovës, Elon Berisha, është zyrtarizuar sot si trajner i ri i FC Malishevës. Trajneri Berisha, që kishte ngritur dhe udhëhoqi mirë Prishtinën e Re në Superligë, në stinorin historik debutues aty, tashmë edhe “me letra” është trajner i ri i malishevasve.

Malisheva nisi stinorin me trajnerin e famshëm Qatip Osmani, por ky i fundit dha dorëheqje nga detyra e tij pas disfatës 0-5 prej Ballkanit.

E tani më, Berisha (30) që ka pak përvojë në Superligë, ndërsa shumë si trajner do të merr detyrën sfiduese me ekipin karizmatik të Malishevës për të kërkuar ngritje në renditje dhe pse jo, edhe garat evropiane.

“Elon Berisha është Kryetrajneri i ri i FC Malisheva.
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin, Elon Berisha i cili do të e udhëheqë Shtabin Teknik të klubit tonë.
Kryetrajneri i ri udhëhoqi Prishtinën e Re duke shkruajtur historinë, nga liga e dytë, deri në Superligë, aty ku e drejtoi për 5 xhirot e para.
Me Elonin kemi dakorduar rrugën tonë përpara, drejt objektivave tona, andaj jemi të bindur se bashkë do t’i arrijmë.
Në ditët në vazhdim do të prezantojmë edhe përbërjen e plotë të shtabit të ri teknik.
Mirë se vjen në familjen tonë, Elon!” — bëri të ditur FC Malisheva në njoftimin e lëshuar pak më parë.

Aktualisht, Malisheva është e gjashta në renditje tabelare të Superligës pas 12 xhirove të para të stinorit, ndërkaq ekipi ka tubuar 16 pikë nga këto xhiro.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live