Edhe pas 4 xhirosh, Trepça mbeti pa fitore!

Luftë e madhe në fund, por pa arritur te fitorja e parë! Përkundër të gjitha tentativave Trepça nuk ka arritur ta mposhtë PAOK-un mbrëmë në “Minatori” për të arritur fitoren e parë në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Ishte JaCori Payne, lojtari që iu dha mundësia të provojë për tre pikë në sekondat e fundit të ndeshjes, por ai s’arriti të shënojë dhe kështu mitrovicasit mbetën pa fitore edhe pas xhiros së katërt të FIBA Europe Cup, duke u mposhtur me rezultat të ngushtë, 75-77. Për PAOK-un, kjo ka qenë fitorja e dytë në Grupin F.

Gjatë gjithë ndeshjes rezultati ishte i ngushtë, derisa epërsia maksimale shkoi në 7 pikë për mysafirët, që ngushtohej pandërprerë nga Trepça, por pa mundësi të rikthimit të madh në fund.

Mustapaha Amzil me 17 pikë ishte koshashënuesi më i dalluar i Trepçës në këtë ndedshje, ndërsa 14 pikë i dha Batin Tuna, e me nga 12 pikë lojën e përfunduan JaCori Payne dhe Adnan Arslanagic, në përballjen ku Mikaile Tmusic e Burim Zekiqi nuk luajtën fare për mitrovicasit.

Cleveland Melvin me 20 pikë ishe më i dalluari te selanikasit, ndërsa pos tij me pikë dyshifrore lojën e kryen Stephen Brown (12) dhe K. J. Jackson (11).

Me këtë humbje Trepça humb gjasat për kalim tutje në FIBA Europe Cup, ndërkaq dy ndeshjet e fundit do të jenë ndaj Braunschweigut si mysafir dhe Anwilit, gjithashtu si mysafir.

TABELA AKTUALE E GRUPIT F:

1. Braunschweig 3-1
2. PAOK 3-1
3. Anwil 2-2
4. Trepça 0-4.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live