Ndue Përgjokaj, kryetrajner i ri i Dukagjinit!

Një trajner i ri në Superligë, zyrtarisht. Dukagjini pas ndarjes me të dëshmuarin Ismet Munishi ka emëruar sot në krye të ekipit, trajnerin Ndue Përgjokaj.

Për klinasit, Përgjokaj është i njohur. Ai ka punuar në stafin teknik të ekipit, ndërkaq profesionalizmi dhe përkushtimi i tij kanë qenë determinant që Dukagjini ta emërojë atë në krye të shtabit teknik.

“KF Dukagjini njofton se Ndue Pergjokaj është emëruar kryetrajner i ekipit të parë.
Pergjokaj ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit gjatë kësaj periudhe, ku ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe njohje të mirë me grupin dhe mënyrën e punës në klubin tonë.
Ne i urojmë trajnerit Pergjokaj shumë suksese në detyrën e re, me besimin se do të vazhdojë punën me përkushtim dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit.” — shkroi KF Dukagjini në njoftim.

Dukagjini përndryshe është në gjendje të mirë aktualisht në renditjen tabelare. Skuadra është e katërta nga 12 xhirot e para dhe ka 17 pikë. Në vazhdim të kampionatit mbetet të shihet se si do të punojë Përgjokaj me ekipin dhe ku do të arrijë skuadra.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live