
FBK Superliga
Shtyhet ndeshja Bora-Trepça
E paraparë për sot, ndeshja ndërmjet Borës dhe Trepçës është shtyer. Njoftimin e ka bërë të ditur KB Bora pak më parë, derisa arsyeja është e njëjtë sikurse ajo e Rahovecit – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Palestrat “1 tetori” dhe “Minatori” janë bllokuar për shkak të numërimit të votave nga ana e KQZ-së, për zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diel në disa Komuna të Kosovës dhe ndeshja është shtyer për afat të pacaktuar, ndërsa klubet kanë bërë të ditur se datën dhe orën e ndeshjes së shtyer, posa të kuptohet, do ta bëjnë njoftimin.
