Drenica me fitore të madhe, Ballkani mposhtet pas 4 ndeshjesh

Dy gola të shpejtë të shënuar në fillim të pjesës së dytë i kanë dhënë fitore të madhe Drenicës në duel ndaj Ballkanit sot. Ekipi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli është treguar shumë kërkues përgjatë 90 minutave të lojës dhe pas rasteve që kishte në pjesë të parë, ka konkretizuar dy prej tyre në pjesë të dytë për të arritur te fitorja e madhe, Drenica – Ballkani 2-0 [Udoyen Akpan 57′, Kreshnik Uka 63′].

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Drenica ka arritur fitoren e pestë kampionale me të sotmen, ndërsa momentalisht ka dalë në pozitë të katërt me 18 pikë nga 13 ndeshje. Ballkani në anën tjetër pasi që pësoi për herë të parë në pesë ndeshjet e fundit, bën hap prapa, duke i lënë mundësi Prishtinës lidere të ikë në krye. Për suharekasit kjo ka qenë humbja e dytë kampionale dhe për momentin janë në pozitën e dytë me 23 pikë nga 13 ndeshje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live