
Rogova vendos, Vëllaznimi barazon pikët me kryesuesit
Pas pjesës së parë pa gola, Vëllaznimi ka arritur që përmes Rron Rogovës të sigurojë fitoren ndaj KEK-ut sot, për të marrë tre pikë të rëndësishme në betejën e radhës në luftë për Superligë.
Ka qenë Bleon Sekiraqa që ka asistuar, për të shënuar Rogova, me ç’rast Vëllaznimi fitoi ndeshjen, Vëllaznimi – KEK 1-0 [Rron Rogova 60′]. Kjo ka qenë fitorja e dhjetë kampionale e gjakovarëve këtë stinor, që po drejtohen nga Xhengis Rexhepi, ndërsa fitorja e sotme e tyre ka bërë që të arrijnë vendin e tretë dhe të barazojnë pikët me Vushtrrinë lidere dhe Dinamon ndjekëse — që të trija në 34 pikë!
KEK-u pësoi humbjen e 11-të sezonale, ndërsa është në zonë të rënies, me 9 pikë nga 16 ndeshje, duke e mbyllur xhiron në pozitë të parafundit të tabelës, në të 17-tin vend.
