
Përgatitjet e Sllovenisë: Shpresa te Šporari
Sllovenia ka nisur përgatitjet për ndeshje ndaj Kosovës që luhet të shtunën më 15 nëntor në “Stozice” të Ljubljanës. Ekipi kombëtar slloven nën drejtimin e Matjaz Kek ka filluar dje seancat përgatitore, ndërsa theksohet mungesa e sulmuesit të Manchester Unitedit, Benjamin Sesko, që për shkak të një lëndimi nuk do të jetë në gjendje të luajë në këtë përballje.
Forma e Šporarit, u jep shpresa
Por, Sllovenia nuk e ka brengë të madhe mungesën e sulmuesit më të mirë të tyre, pasi që sulmuesi tjetër i ekipit të tyre është në formë të mirë. Së paku kështu shkruajnë mediat e atjeshme, derisa bëjnë të ditur se forma e mirë e Andraž Šporarit jep shpresa te i gjithë ekipi.
Ky i fundit, luan te Slovani ndërsa në fundjavën që e lamë pas shënoi dy gola dhe bëri një asistim në fitoren e ekipit të tij. Në formë të mirë sipas tyre janë edhe TImi Max Elsnik, Jon Gorenc Stankovic dhe Tomi Horvat, bashkë me Jure Balkovacin.
Sllovenia për fitore, Kosova për barazim
Sllovenisë i duhet patjetër fitore ndaj Kosovës për të mbetur në shpresa për tu kualifikuar së paku për playoff për Botëror. Kosova në anën tjetër kërkon së paku një pikë, që siguron playoffin. Për “dardanët” kjo do të ishte historike.
Stadiumi përplot
Biletat për ndeshjen Sllovenia – Kosova janë shitur disa javë më parë dhe stadiumi prej rreth 16 mijë e 500 ulësesh në Ljubljanë atë natë do të jetë përplot, derisa rreth 800 tifozë të Kosovës kanë ulëset e rezervuara në pjesën e mysafirëve, ka përfolje për blerje të madhe të adhuruesve të Kosovës edhe në tribuna të rezervuara për sllovenët.
REZULTATET E DERITASHME:
5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2
Zvicra-Sllovenia 3-0
Kosova-Suedia 2-0
Kosova-Sllovenia 0-0
Suedia-Kosova 0-1
Sllovenia-Zvicra 0-0
TABELA AKTUALE E GRUPIT B:
2. Kosova 7 pikë,
3. Sllovenia 3 pikë,
4. Suedia 1 pikë.
NDESHJET E MBETURA:
15 nëntor,
Zvicra-Suedia
Sllovenia-Kosova
18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.
Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.
