Çfarë Kosove fantastike në Lubjanë, jemi në Play Off drejt Botërorit!

Fitore e madhe ndaj Sllovenisë dhe jemi në Play Off drejt Kampionatit Botëror, arritje kjo historike për vendin tonë!

Me plot meritë, Kosova e drejtuar nga Franco Foda do të kthehet me gjah të plotë nga Sllovenia, pasi që takimi i sontëm në Lubjanë, ku të pranishëm ishin shumë tifozë të Kosovës, u mbyll 0-2.

FORMACIONET STARTUESE

Si një sulmues i klasit botëror, me pranim fantastik të topit e më pas me goditje fantastike në cepin e djathtë të portës së Oblakut, Fisnik Asllani ia dha epërsinë Kosovës që në minutën e gjashtë. Më pas, Kosova e menaxhoi tejet mirë vazhdimin e 45-minutëshit të parë, duke qenë e qetë, e diciplinuar dhe shumë komode. Në anën tjetër, Sllovenia vazhdon tash e sa kohë të jetë në krizë të krijimit të rasteve e gjetjes së golave.

TABELA E GRUPIT KUALIFIKUES

Gjërat Kosovës ia lehtësoi Petar Stojanovic, i cili u inkuadrua në lojë me të filluar pjesa e dytë dhe u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë tetë minuta pasi filloi pjesa e dytë.

Me një lojtar më shumë në fushë, Kosova e mori edhe më tepër kontrollin e ndeshjes. Fillimisht Kosova iu afrua golit me Florent Muslijën (61′) e pastaj erdhi dyfishimi i epërsisë, kur mbrojtësi slloven Karnicnik shënoi në portën e gabuar për 0-2 të Kosovës (64′).

Në vazhdim të ndeshjes Kosova rrezikoi edhe dy-tri herë, por më ndryshim të rezultatit nuk pati.

Në takimin tjetër të mbrëmjës në grupin e Kosovës, Zvicra fitoi 3-1 ndaj Suedisë, rezultat i cili bën që Zvicra falë golaverazhit ta sigurojë sonte kualifikimin direkt në Botëror e Kosova të përfundojë e dyta në grup dhe Botërorin të detyrohet ta kërkojë përmes Play Off-it që luhet në mars të vitit të ardhshëm.

Kështu, të martën mbrëma ndaj Zvicrës, edhe nëse Kosova fiton, përkundër pikëve të barabarta, falë golaverazhit Zvicra do ta mbyllë grupin në vendin e parë.

Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në Play Off do të kuptohen plotësisht gjatë javës së ardhshme.

REZULTATET E DERITASHME:

5 shtator,
Zvicra-Kosova 4-0
Sllovenia-Suedia 2-2

8 shtator,
Kosova-Suedia 2-0

Zvicra-Sllovenia 3-0

Kosova-Suedia 2-0

10 tetor,
Suedia-Zvicra 0-2

Kosova-Sllovenia 0-0

13 tetor,

Suedia-Kosova 0-1
Sllovenia-Zvicra 0-0

15 nëntor,

Sllovenia-Kosova 0-2
Zvicra-Suedia 3-1

TABELA AKTUALE E GRUPIT B:

1. Zvicra 13 pikë,

2. Kosova 10 pikë,
3. Sllovenia 3 pikë,
4. Suedia 1 pikë.

NDESHJET E MBETURA:

18 nëntor,
Suedia-Sllovenia
Kosova-Zvicra.

Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live