Vëllaznimi ndau rrugët me Xhengis Rexhepin

Pushimi i kombëtareve ka sjellë një ndarje te Vëllaznimi që po lufton për një vend në Superligë nga Liga e Parë. Ekipi ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Xhengis Rexhepi, me të cilin pas 17 ndeshjeve të stinorit arriti 10 fitore dhe aktualisht gjendet në pozitën e katërt të tabelës.

“Ju njoftojmë se Kryesia e klubit ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me kryetrajnerin Xhengis Rexhepi.
Kryetrajnerin Rexhepi e falenderojmë për kontributin që ka dhënë, si dhe i urojmë suksese të mëtutjetshme në karrierën e tij.
Për informacione të tjera rreth shtabit teknik do të njoftoheni me kohë.” — shkroi njoftimi i KF Vëllaznimit sot.

Rexhepi erdhi te Vëllaznimi në stinorin e kaluar, në xhiron e 19-të të stinorit nisi punën dhe gjatë verës klubi kishte vendosur për të vazhduar edhe këtë stinor me tetovarin.

Edhe Rexhepi në një postim, falenderoi klubin për korrektësinë e treguar.

“Faleminderit Vëllaznim, Gjakovë. Aritëm bashkërisht të tubojmë 34 pikë.
Tri më pak se lideri! Jam krenar me arritjen e rezulltateteve dhe pozicionimin e Vëllaznimit!
Falënderoj Kryesinë e klubit, Drejtorin Sportiv, Sekretarin e klubit.
Falënderoj stafin Ahmet Haliti, Egzon Nezaj, Yll Murta, Qazim Drenica dhe Jozotrim Jovanoviç.
Falënderoj lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre!
Mirupafshim”, — ishin fjalët e postuara nga Rexhepi.

Në ditët në vijim mbetet të shihet se me cilin trajner ekipi gjakovar do të vazhdojë stinorin, ku po kërkon ngritjen në Superligë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live