
Divine Myles nuk ia del, FBK zgjedh Armsteadin si zëvendësim
Basketbollisti i natyrializuar i Kosovës, Divine Myles, nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Bujar Loci për ndeshjen e parë parakualifikuese për Eurobasket 2029 dhe në vend të tij në listë të lojtarëve është ftuar Malcolm Armstead.
Myles është lënduar dhe nuk ka mundur t’i përgjigjet ftesës së Locit, derisa në vend të tij detyrën e organizatorit të lojës do të bëj Armstead.
“Mirë se vjen Malcolm Armstead!
Armstead i bashkohet Përfaqësueses Kosova A!
Pas lëndimit të lojtarit Divine Myles dhe ekzaminimit nga profesionistët mjekësorë mbi gjendjen e tij, Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se në vend të Myles, Përfaqësueses Kosova A në konkurrencën e meshkujve i bashkohet lojtari Malcolm Armstead.
Falënderojmë Armstead për gatishmërinë për ta përfaqësuar Kosovën në ndeshjet parakualifiuese në FIBA EuroBasket 2025.
I urojmë rikuperim të shpejtë lojtarit Myles!” — shkroi FBK në njoftim.
Kosova është në grup me Shqipërinë dhe me Sllovakinë në parakualifikueset për Eurobasket 2029. Detajet shtesë dhe lista, janë këtu.
