Pas largimit të Tovërlanit, FFK zyrtarizon përzgjedhësin e ri të Kosovës U-21

Afrim Tovërlani dje u zyrtarizua si trajner i ri i Prishtinës. Rekord-kampionia e Kosovës dhe liderja aktuale e Superligës bëri të ditur se kanë kthyer në radhët e tyre trajnerin, me të cilin fituan disa herë titutllin kampion.

Tovërlani (58) që drejtoi Kosovën U-21 në kualifikime për EURO U-21 që do të mbahet në Shqipëri e Serbi në vitin 2027, ka arritur në 5 ndeshjet e para të merr 8 pikë, ku regjistroi 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

E tani, vendin e tij do ta zë ish futbollisti i Kosovës, Hekuran Kryeziu. Mesfushori i dikurshëm i përfaqësueses së Kosovës do të merr përgjegjësinë për tu bërë timonier i shpresave “dardane” në këtë rrugëtim të vështirë, kur dihet se në grup është edhe Spanja U-21.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se përzgjedhësi i deritanishëm i Kombëtares U21, Afrim Tovërlani, është liruar nga detyra me kërkesë të tij dhe me marrëveshje të dyanshme, për t’u angazhuar si kryetrajner te FC Prishtina.
FFK i shpreh falënderimet më të sinqerta Tovërlanit për punën e palodhshme dhe korrektësinë profesionale gjatë viteve të angazhimit në Kombëtaren U21, duke kontribuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe forcimin e ekipit.
Nga tani, përgjegjësinë e përzgjedhësit të Kombëtares U21 do ta marrë Hekuran Kryeziu, i cili deri më tani ka qenë ndihmëstrajner i Tovërlanit. Kryeziu, me një karrierë të bujshme si futbollist, si në nivel klubesh, por po ashtu edhe me fanellën e Kombëtares dardane, do të vazhdojë punën bashkë me pjesën tjetër të stafit të trajnerëve, me synimin e vazhdimësisë së rezultateve pozitive dhe stabilitetit në ekipin kombëtar U21.
Me këtë rast, FFK u uron sukses të dy trajnerëve në sfidat e tyre të reja, teksa do të vazhdojë të ndjekë frymën e profesionalizmit dhe afrimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në detyra të reja.” — shkroi FFK në njoftim.

REZULTATET E DERITASHME:

4-5 shtator 2025
Finlanda-SanMarino 7-0,
Rumania-Kosova 0-0,
Spanja-Qipro 3-0.

9 shtator 2025
Qipro-Finlanda 0-5
Kosova-Spanja 1-3
SanMarino-Rumania 0-2.

14 tetor 2025
Rumania-Qipro 2-0
Spanja-Finlanda 2-1
Kosova-SanMarino 7-0.

14 nëntor 2025
Finlanda=Rumania 2-0
Spanja-SanMarino 7-0
Qipro-Kosova 0-4.

18 nëntor 2025
Finlanda-Kosova 0-0
SanMarino-Qipro 0-5
Rumania-Spanja 0-2.

KUALIFIKIMET U-21 /// TABELA E GRUPIT A:
Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara:

1. Spanja 15 pikë,
2. Finlanda 10 pikë,
3. Kosova 8 pikë,
4. Rumania 7 pikë,
5. Qipro 3 pikë,
6. San Marino 0 pikë.

NDESHJET E MBETURA:

27 mars 2026
Qipro-Spanja,
SanMarino-Finlanda,
Kosova-Rumania.

31 mars 2026
Spanja-Kosova,
Rumania-SanMarino,
Finlanda-Qipro.

25 shtator 2026
Finlanda-Spanja,
Qipro-Rumania,
SanMarino-Kosova.

30 shtator 2026
Rumania-Finlanda,
Kosova-Qipro,
SanMarino-Spanja.

6 tetor 2026
Spanja-Rumania,
Qipro-SanMarino,
Kosova-Finlanda.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live