
Jericole Hellems (Vëllaznimi) – MVP (9)
Basketbollisti i Vëllaznimit, Jericole Hellems, me tu rikthyer këtë stinor në ekip të gjakovarëve ka nisur të tregojë cilësitë e tij, ndërsa kuqezinjtë kanë shënuar dy fitore të mëdha në dy ndeshjet e para me te në ekip.
E kjo, nuk ka kaluar pa iu shpërblyer Hellemsit, që në fundjavën që e lamë pas shënoi në “buzzer-beater” për t’ia siguruar fitoren ekipit të Vëllaznimit ndaj kampiones aktuale të Superligës, Trepça.

Ai luajti me 24 pikë, 2 asistime, 8 kërcime në këtë fitore të madhe të Vëllaznimit, ndërsa indeksi i tij i efiçenës shkoi në 22 në këtë xhiro, me ç’rast edhe FBK e shpalli si lojtar të javës, MVP, të xhiros së nëntë.
Përndryshe, kjo është hera e parë këtë stinor që një lojtar i Vëllaznimit shpallet MVP i xhiros nga FBK në ndeshje të Superligës.
