
Bora pa probleme kalon Vëllaznimin
Skuadra e Borës ka shënuar fitore më të lehtë sesa që ka pritur ndaj Vëllaznimit sonte në “1 tetori” derisa ekipi prishtinas i drejtuar nga Zoran Kascelan (ndër trajnerët e paktë në Superligë që mbesin më shumë se një stinor në ekip të njëjtë) ka shënuar fitore me 23 pikë dallim, 90-67.
Dallimi u bë që në çerek të parë të ndeshjes, e më pas kjo u shtua për tu liruar kah fundi i duelit për fitoren e parë të stinorit, derisa Kascelan i dha mundësi të gjithë lojtarëve në ekip që të marrin minuta në lojë.
Me 13 pikë te Bora Olsi Kurtaj ka qenë më efikasi, ndërsa me nga 12 pikë ndeshjen e përfunduan Muhamedali Janjeva dhe Oke Laulu që kreu lojën me double-double pasi që bëri edhe 11 kërcime!
Te Vëllaznimi sonte koshashënuesit më të mirë ishin Vance Jackson me 15 pikë dhe Kentrell Pullian me 13 të shënuara. Ky i fundit bëri edhe 4 asistime e 4 kërcime, derisa pati 5 topa të humbur!
Në xhiron e radhës, Vëllaznimi pret Prishtinën derisa Bora i shkon Yllit.
