
Bashkimi me start të furishëm, shuan Yllin
Basketbollistët e Bashkimit kanë nisur furishëm stinorin e ri të Superligës duke e mposhtur thellë Yllin. Ekipi prizrenas nisi aq mirë ndeshjen sa që dallimin e bërë në pjesë të parë e shtoi në çerek të tretë ashtu që në të katërtën trajneri Igor Jovovic futi në lojë edhe lojtarët që kanë minutazhë më të ulët në lojë.
Bashkimi pjesën e parë e kaloi me 50-26, ndërsa pas çerekut të tretë rezultati u bë 80-43 për të gjetur loja fundin me rezultat të përfundimtar, 96-60.
Mw nga 17 pikë te Bashkimi koshashënues më të dalluar në këtë fitore ishin Jajuan Johnson dhe Lejson Zeqiri. 16 pikë i dha Shannon Shorter, ndërsa secili lojtar mori minuta në ndeshje.

Davontey Thomas me 14 pikë ishte më efikasi te Ylli, ndërkaq Davonte Bandoo shënoi 13 pikë, në ndeshjen për tu harruar për ekipin e Rami Hadarit.
Në xhiron e radhës, Bashkimi është mysafir i Rahovecit 029, ndërkaq Ylli pret Borën.
