Disfatë nga AZ Alkmaari, Drita pëson humbjen e parë në Conference League

Humbja e parë e Dritës në këtë sezon të Ligës së Konferencës ka ardhur sonte në Prishtinë.

Deri sonte gjilanasit kishin dy fitore e dy barazime, e sonte kampionja në fuqi e Kosovës u mposht nga AZ Alkmaari holandez.

Gjigandi holandez këtë takim e fitoi 0-3.

Goli i parë u shënua nga Sven Mijnans në minutën e 17′, kurse fitoren holandeze e vulosi goli i danezit Isak Jensen në minutën e 58′. Krejt në fund (90′) AZ Alkmaari e gjeti edhe golin e tretë, kur Ibrahim Sadiq shënoi për përfundimtaren 0-3.

TABELA E CONFERENCE LEAGUE

Përkundër humbjes së pësuar sonte, Drita ende është fuqishëm në garë për kalimin në fazën e eliminimit direkt, që do të ishte një arritje historike për futbollin kosovar.

Ndeshjen e ardhshme në Conference League Drita e luan në Spanjë, ku do të jetë mysafire e Rayo Vallecanos më 18 dhjetor.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live