
Bora rreshton fitoret, mposhti edhe Pejën!
Nuk ka të ndalur seria e Borës e nisur në cilklin e dytë të ndeshjeve të Superligës! Pas fitoreve të shënuara në dy xhirot e kaluara, kur pritej më pak, Bora mposhti edhe Pejën dhe atë në “Karagaç” për të rreshtuar fitoren e tretë radhazi në Superligë dhe për të bërë bilancin 4-5 pas 9 ndeshjeve të luajtura në Superligë.
Fitorja e prishtinasve, që po kalojnë stinorin e dytë në Superligë të drejtuar nga Zoran Kascelan ka qenë e ngushtë, por mjaft e rëndësishme në kohën e Superligës kur skuadrat nga pjesa e poshtme po shënojnë këndellje!
Bora bëri dallim të madh në çerek të parë (+15) dhe të tretë (+10), që në çerek të fundit për pak nuk u arrit nga Peja. Pejanët ishin gati të shkrijnë gjithçka, por nuk mjaftoi më koha, pasi që verdhezinjtë e Gregg Gibsonit periudhën e fundit e morën me 26-15, për tu mbyllur ndeshja me një pikë dallim në të mirë të kryeqytetasve, 81-82!
Alex Hunter ka shkëlqyer te Bora. Dha 21 pikë, bëri 8 asistime e 8 kërcime në këtë fitore të madhe. Amin Hot ishte koshashënuesi më i mirë i Borës. Ai shënoi 23 pikë, duke shutuar 6/10 për tre pikë, bëri 3 asistime e 7 kërcime.
Te Peja Jordan Johnson shënoi 20 pikë, 5 asistime e 3 kërcime, ndërsa Musab Mala dha 17 pikë me shut për tre 5/7 duke shtuar edhe 5 asistime në llogari.
Fitorja e madhe e Borës i bën ata me bilanc 4-5, pas 9 ndeshjeve të luajtura, derisa Peja tash bëhet 7-3 dhe humb mundësinë për të dalë në krye të Superligës, pas disfatës së Bashkimit dje. Verdhezinjtë janë në pikë të njëjta me Bashkimin, por kanë koshdallim më të dobët.
