
3 lëndime, Bashkimi reagon duke transferuar Armesteadin nga Peja!
Lideri i Superligës, Bashkimi, që nisi stinorin me bilanc perfekt, duke kryer ciklin e parë të ndeshjeve 7-0, tashmë ka të regjistruara tre humbje radhazi dhe është në 7-3, duke mos regjistruar akoma asnjë fitore në ciklin e dytë të ndeshjeve të Superligës.

Prizrenasit, pos tjerash tashmë kanë edhe tre lojtarë të lënduar në ekip, prej të cilëve Valon Bunjaku që pritet të mungojë deri në 6 javë, pastaj Isaiah Cousins dhe Jeremiah Bailey! Derisa Bailey do të ketë mungesë njëjtë sikurse Bunjaku, Cousins mund të kthehet pak më shpejtë bëri të dikur ekipi portokallezi.

E lëndimet, kanë bërë që ekipi të reagojë shpejt dhe kështu drejtuesit e Bashkimit kanë arritur që të transferojnë nga Peja basketbollistin vendor Malcolm Armstead. Prizrenasit e zyrtarizuan sonte Armsteadin në ekip, ndërsa ai pritet që të djersit fanellën e ekipit shpejt.

“Njoftim për publikun –
Kapiteni ynë, Valon Bunjaku, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes kundër Trepçës. Bazuar në vlerësimet e raportit mjekësor, ai pritet të mungojë rreth 6 javë.
Gjithashtu edhe Jeremiah Bailey pritet të mungojë për periudhë të njejtë , ndërsa situata me Cousins duket me pozitive dhe kthimi në parket do të jetë më i shpejtë.
Jemi duke kaluar një periudhë të vështirë pas lëndimit të katër lojtarëve tanë Valon Bunjaku, Isaiah Cousins, Jeremiah Bailey dhe Besimi Bytyqi një situatë që padyshim ka ndikuar në rezultatet ekipin tonë në 3 ndeshjet e fundit. Megjithatë, sfida të tilla na forcojnë edhe më shumë. Ambicjet tona mbesin të njëjta dhe besimi ynë në punën që bëjmë është i palëkundur dhe ditëve në vijim pritet nënshkrimi lojtarëve të rinjë për të plotësuar këto mungesa.
Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim, me shpirt ekipi dhe me mbështetjen tuaj të pakushtëzuar. Kjo është vetëm një pengesë e përkohshme — ne do të kthehemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë.” shkroi KB Bashkimi në njoftim për lëndimet e fundit sot, derisa në mbrëmje me “Welcome Armstead” zyrtarizoi ardhjen e 36 vjeçarit që pos Pejës ka luajtur më parë edhe për Prishtinën e Yllin.
