
Trepça ndahet me Chad Brown!
Njëri ndër lojtarët e dalluar të huaj të skuadrës këtë stinor te Trepça, Chad Brown, është ndarë me ekipin e tij! Mitrovicasit kanë bërë të ditur se lojtari do të vazhdojë karrierën tjetërkund, ndërsa i kanë uruar suksese atij.
“Faleminderit, Chad Brown!
Me marrëveshje të dyanshme, kemi vendosur të ndajmë rrugët me lojtarin Chad Brown. Klubi ynë e falënderon sinqerisht për kontributin dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë qëndrimit te ne.
I urojmë suksese të mëtejshme në vazhdim të karrierës dhe jemi mirënjohës për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë.” – shkroi njoftimi i KB Trepça.

Brown 206cm. i gjatë u shpall njëherë MVP i xhiros këtë stinor në Superligë, ndërsa dy herë gjeti vend në 5-shen më të mirë të javës nga TopSporti.com. Ai deri tani ishte lider i SUperligës sa i përket kërcimeve për ndeshje, me mesatare prej 10.1 kërcimi për lojë.
