Drenica mposhtë Ferizajin, Bërdariq debuton me fitore

Dueli mes skuadrave që për momentin janë në rrezik për t’u rikthyer në Ligën e Parë, sot u mbyll me fitoren e Drenicës, fitore e cila vjen te Drenica pas më shumë se një muaji.

Në “Bajram Aliu” Drenica shënoi fitore 2-1(Ardit Topalaj AG 16′, Kreshnik Uka 30′ / Erion Sadriu 3′) ndaj Ferizajit mysafir.

Pjesa e parë ishte fantastike dhe dhuroi plot tre gola e një karton të kuq.

Ferizaj shënoi i pari përmes Erion Sadriut (3′), me këtë të fundit që u asistua nga Jakup Berisha në formë.

Por, reagimi i Drenicës ishte i shpejt. Fillimisht rezultati u barazua nga autogoli i Ardit Topalajt (16′), i cili e çoi në rrjetën e gabuar topin e krosuar nga Indrit Prodani prej krahut të majtë. Më pas, për 2-1 të Drenicës shënoi Kreshnik Uka me kokë pas krosimit të ardhur nga kapiteni Genc Hamiti prej goditjes këndore. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

TABELA AKTUALE

Gjërat Drenicës ia lehtësoi përjashtimi i Qlirim Avdullit në minutën e 42′. Mbrojtësi i majtë i Ferizajit u përjashtua me karton direkt të kuq dhe Ferizaj pjesën e mbetur të ndeshjes e luajti me një lojtar më pak në terren.

Në pjesën e dytë, Drenica e menaxhoi mjaft mirë ndeshjen dhe arriti që në fund të arkëtojë tri pikë tejet të vlefshme në luftën për mbijetesë.

Kjo ishte fitorja e parë e Drenicës në ndeshjen e parë me trajnerin gjerman Thomas Brdaric, i emëruar në këtë detyrë pak ditë më parë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live