
FBK Superliga
Superliga: 5-shja e javës (11)
Vazhdojnë duelet interesante dhe lufta tejet e fortë mes skuadrave në këtë sezon të Superligës.
Dallimi mes të parit dhe të fundit nuk është shumë i madh në renditje, e befasi po ndodhin çdo xhiro.
Pas ndeshjeve të luajtura të xhiros XI, TopSporti.com ka bërë përzgjedhjen e 5-shes më të mirë të javës, bazuar në performancat e lojtarëve dhe rëndësitë e ndeshjeve, ndërsa në pesëshen më të mirë të xhiros kanë depërtuar:
Amin Hot (Bora), Kentrell Pullian (Rahoveci), Sek Henry (Trepça), Kelby Kramer (Prishtina), Fisnik Rugova (Rahoveci).

