Humbje në Spanjë, por Drita arrin kualifikimin historik!

Kualifikim historik për Dritën dhe futbollin e Kosovës!

Kampionja në fuqi e Kosovës ka arritur zyrtarisht të kalojë në fazën e eliminimit direkt në Conference League, gjë që ndodhë për herë të parë në historinë e futbollit të Kosovës.

Sonte Drita u mposht 3-0 nga Rayo Vallecano në Spanjë, por përkundër disfatës, gjilanasit përfundojnë fazën e ligës në Conference League me 8 pikë pas 6 ndeshjeve, mjaftueshëm për të kaluar në fazën e eliminimit direkt nga vendi i 20.

Kalimin tutje e arriti edhe Shkëndija e Tetovës, e cila përfundoi dy vende më poshtë se Drita në renditje, një arritje gjithashtu historike për skuadrën tetovare.

TABELA E CONFERENCE LEAGUE

Në rrethin e parë të eliminimit direkt, Drita do të përballet me Celjen sllovene apo AZ Alkmaarin holandez, varësisht prej shortit që do të mbahet më 16 janar, kurse Shkëndija do të përballet me Lech Poznanin polak apo Samsunsporin turk.

Ndeshjet e para luhen më 19 shkurt e më pas ato kthyese pas një jave.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live