
Ylli fiton, për të dalë nga fundi i renditjes
Tepër e rëndësishme ishte ndeshja e sotme për Yllin, pasi që suharekasit me fitore do t’i iknin fundit të tabelës dhe këtë e arritën në fund. Suharekasit kanë mposhtur Borën në cilësi të mysafirit për të marrë fitoren e katërt sezonale dhe për të dalë në pozitë të shtatë të tabelës, mbi Vëllaznimin, por me pikë të njëjta.
Pjesa e parë ishte e furishme për Yllin, që e nisi shumë mirë ndeshjen dhe duke bërë dallimin e madh në pjesë të parë, 24-42, menaxhoi mirë ndeshjen në pjesë të dytë për ta fituar atë me 15 pikë dallim, 71-86.
Trevon Allen me 20 pikë ka qenë lojtari më efikas te Ylli. Gëzim Morina luajti me 17 pikë e 7 kërcime, kurse 16 i dha Antwan Scott, që bëri edhe 8 asistime e 6 kërcime në fitore.
Tyler Cheese me 13 dhe Adem Mekic me 10 ishin lojtarët me më së shumti pikë të shënuara për Borën.
Me këtë fitore Ylli mbylli xhiron në pozitë të parafundit, të shtatë, me bilanc 4-9, kurse Bora është e pesta me bilanc 5-8.
