
Caktohet termini i ndeshjes së mbetur të Superligës!
Vetëm një ndeshje ka mbetur pa u zhvilluar në stinorin vjeshtor të Superligës dhe tashmë kjo e datën e caktuar. Dueli ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, derbi, që u shtye për shkak të angazhimeve në arenën ndërkombëtare të gjilanasve, është paraparë të luhet nesër më 24 dhjetor me fillim prej orës 13.00.
Njoftimin e ka bërë të ditur FFK-ja përmes shfaqjes së terminit të duelit të theksuar në faqen zyrtare të saj aty. Drita, aktualisht është e pesta në renditjen tabelare të Superligës dhe ka 26 pikë, ndërkaq Prishtina është e dyta dhe ka 30 pikë të tubuara.
Në përballjen e parë të tyre të stinorit, Prishtina dhe Drita kishin barazuar 2-2 duke ndarë pikët. Aktualisht, siç qëndrojnë gjërat në renditje, Prishtina edhe me fitore nuk do të mund të dalë mbi Ballkanin që kreu vjeshtën si lider, por do të barazonte pikët. Në anën tjetër, Drita do të mund të kërcejë me fitore ose me barazim një pozitë më lartë sesa që e ka.
Nesër, mbetet të shihet me çfarë 11-she do të dalin në fushë Zekirija Ramadani dhe Afrim Tovërlani, para se të hynë në pushime dimërore. Ndeshja luhet në stadiumin ndihmës të Gjilanit, me fillim prej orës 13.00.
